Saturday, August 9, 2025
BallinaSportJuventusi realizon fitoren e radhës dhe hyn në garë për titull

Juventusi realizon fitoren e radhës dhe hyn në garë për titull

Juventusi ka shënuar fitore në takimin me Salernitanën në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 2:0 në një ndeshje ku golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.

Paulo Dybala zhbllokoi shifrat në “Allianz Stadium” në minutën e pestë, pas asistimit nga Vlahoviq.

Ky i fundit realizoi 24 minuta më vonë për golin e dytë dhe të fundit në këtë duel.

Juventusi me këtë fitore ngritet në kuotën e 59 pikëve në vendin e katërt dhe është shtatë pikë larg Milanit lider.

Salernitana në anën tjetër mbetet e fundit me vetëm 16 pikë të grumbulluara.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT