Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritMbrëmje poetike me poeten Shepresa Zurnaci

Mbrëmje poetike me poeten Shepresa Zurnaci

MOS PREMTO

Unë mund të drejtoj drejt qiellit

Por s’mund të bëj të arrish yjet

Unë mund të të tregoj hënën

Por s’mund të bëj ta kapesh atë

Unë mund t’ju tregoj shtigjet

Por unë nuk mund të vi me ty

Unë mund t’ju them të vërtetën

Por s’mund t’ju bëj të më besoni

Mund të të them se si ndihem

por s’mund të bëj të kujdesesh

Ti për mua.

KËNGA E LAHUTËS E PAKËNDUAR

Këndohet këngë e sofrës së larë me lot

Vajton nëna birin që i vdiq sot

Ja fshin gjakun në kraharor t’bekuem

I ra pika n’zemër t’helmuem

Ku më mbete o studenti i nënës

İshe diell yll e dritë e hënës

Qysh ia kalle ti këtë zemrën nënës

M’u verbuan sytë bir kur të pashë të vrarë

Trupin tënd bir si ta shpije në varr

Kur ti vë nëna librat nën kokë

Si s’u shemb kjo e zeza tokë

Si s’u shemb e si s’u bë hi

Zemra ime na u bë shkemb

Baba yt bir e di si te rriti

Dritën tënde yll në ty ai e priti

Ju verbuan sytë bir kur të pa të vrarë

Më mirë vdeksha bir sa të jem gjallë

Gjakun tënd bir do ta ngrejnë dolli

Kupat do tı, zbrazin e kënaqen duke pi

Kënaqu or katil kënaqu o mizor

Se gjaku i birit tim do të jetë muze

Pranë së cilës çdo shqiponjë

Do të ngre fole mbi Kosovën nënë

Mbi varrin tënd bir

Do të shndrısë diell e hënë.

Ato vite kur studentëve u shkeleshin të drejtat dhe humbën jetën shumë prej tyre

GJURMËT MBI KALDËRM

Mbi gur kerkova kujtimet

e diteve te rinis sime dikur

kur ecja me taka rinisë

Dhe prapë i gjeta mbi gurë

Kalldërmeve të qytetit te lashte

tek hapëroja me moshën rinore

Mbi tak-takun e hapave të njoma

tek rriteshim me këngët pranverore

Sot kthehem mbi kalldërmin e heshtur

kërkoj gjurmët një nga një

Kan mbetur vetëm hijet e kujtimeve

Por ato s’më lëshojnë asnjë zë

Shume vite më ikën egeje

Si pulbardhë e trazuar detit

Gjurmët Prizrenit ia lashë

Të ma ruaj mallin përjetë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT