Im bir, i vogli, loz me një armë-lodër,
I madhi shfleton ‘’Lufta dhe Paqja,,- shkruar nga Tolstoj,
Ndërsa në TV dëgjoj se si në Ukrainë të gjithë shtetasit,
Nën armë kërkohen, pleq dhe fëmijë, njëlloj!.,,
Biri im i madh ka gjashtëmbëdhjet vite,
Mbi supet e tij të njomë shoh si qaset një armë,
Tymi gri dhe era djegëse e barotit
Lëshojnë tinguj në dhomë, në oborr, si këmbanë!
Një rrymë plot dhëmbje ma përshkon trupin,
A mund ta përcjell tim bir në luftë ?
Mbi supet e tij të brishta shoh me mënd pushkën
Ai më thotë : Mos qaj ,më ke mua, jam burrë!
Në shekuj Lufta u thotë fëmijve
Të bëhen burra para kohe, se Lufta burra kërkon!
Ndërsa nënat fshehtas luten për herë të parë që fëmijët
Në kohë lufte të rriten pak më vonë!