Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritArbër Selmani-Kur vdiq baba

Arbër Selmani-Kur vdiq baba

Kur vdiq baba,

vdiq një pjesë e imja,

vdiq pak edhe nana e pak edhe motra me të,

vdiqën këmishat e tij

vdiq rroga ime e fundit në xhepin e djathtë

vdiq ditë e bekuar,

vdiqën kërkimfaljet, shuplakat e forta, dëshirat që i pata

andrrat që si

vdiq pazari i mëngjesit, edhe krejt mëngjesi vdiq atë ditë.

Kur vdiq baba,

Ka vdekë edhe një lis diku në malin e shenjtë,

Ka vdekë një e mirë , një mirësi, një përrallë nuk u tregua më,

Ka vdekë trupi që jeta nuk i dha gjë prej gjëje,

Se nuk quhet

Kur cdo pesë vjet, fatkeqësia gjen paqen e saj mbi ty.

Kur vdiq baba,

Vdiqa copë copë në tepihun e banjos.

U zvarrita deri te rubineti për ta larë fytyrë,

Për ta parë vdekjen time,

Për të harruar sa trupi po vdiste po të njëjtën ditë.

Kur vdiq baba,

Kush nuk u kfill më në shtëpinë time,

Vdiq zënka e fundit, vdiq një bursë studimi për Amerikë,

vdiq edhe diploma e shkollës, që sot s`është as leckë.

Vdiqën burrat e dobët të kësaj bote,

Vdiqën gratë të cilave natyra iu dhe shkelma shpesh e më shpesh.

Vdiq me babën edhe lumturia ime, Vdiqën detet ku dikur futa trupin tim të

Vdiqën fushat ku jam rritë i gëzuar,

Vdiq i dashuri im i harruar,

Vdiq gruaja ime që nuk do të ekzistojë kurrë,

Me vdekjen e babës ka vdekë një copë e imja e

Se fati ka shëtitur në qytet këmbëzbathur po babën tim nuk e takoi dot sokaqeve.

Kur vdiq baba, zanat e bardha më janë kthyer në gjarpër të zi e të gjatë.

Kur vdiq baba,

Krejt orenditë e shtëpisë i kam rrotullu e nuk e kam gjetë,

Morra avion, e as në shtetin tjetër për të nuk kishte vend,

I mblodha dromcat e mërzisë dhe i kapa bashkë, i përthekova.

Kur vdiq baba,

Ka vdekur edhe një perëndi diku lart që u lodh së jetuari,

Ka vdekur një Eros që ditët e mira i pati të porositura,

Kanë vdekur shokët e tij, shoqet, kanë vdekur të afërmit që nuk janë kurrë të tillë.

Kur vdiq baba,

U ula buzë lumit të lotëve të mi dhe qava.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT