Monday, August 4, 2025
BallinaShowbizEra Istrefi shfaqet terheqese ne fotosesionin e fundit

Era Istrefi shfaqet terheqese ne fotosesionin e fundit

Ka më shumë se 1.4 milion ndjekës vetëm në profilin e saj në Instagram, dhe Era Istrefi kujdeset që herë pas here të sjell imazhe që zgjojnë kureshtjen e tyre.Këngëtarja e njohur sjell imazhe të ndryshme nga karriera dhe jeta personale, dhe një fotosesion unik ajo e ka realizuar edhe së fundmi.Autorja e hitit ndërkombëtar “Bon bon” pozoi në disa fotografi të reja e që në fokus kishin linjat e saj të përkryera të trupit.

E veshur me një bluz të shkurtër me mëngë të gjata dhe transparente, Era kompletoi dukjen me mini-fund të gjelbër me shkëlqim dhe një palë taka të larta me platformë me ngjyrë të bardhë.

“Bebe”, ka shkruar Istrefi në mbishkrimin e imazheve sipër të cilave pranoi mijëra pëlqim e komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Ndërkohë, theksojmë që Era prej kohësh nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, raporton telegrafi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT