Friday, August 1, 2025
BallinaUncategorizedFatime Kalimashi -Dua

Fatime Kalimashi -Dua

DUA…

Sonte dua të pi

Një gotë verë të kuqe

Të dehem duke kënduar

Dalldisur me gotën në duar

Ta shoh gjithë botën të përparuar

Dua të pi verë të bardhë

Ani pse mund të dal nga vetja

Edhe ashtu dua mos ta njoh veten

Për një çast

Për një gotë

Për një pikë verë

Si kurrë më parë asnjëherë

Të ndihem si dielli në pranverë

Dua ta pi atë gotë

Deri sa ta laj me lotë

Deri sa ta humb veten

Në univers të tretem

Ta shoh qiellin e shtatë

E të kthehem prapë

Dua ta pi një gotë

Të jetoj sot

Të nesërmes nuk i dihet

Edhe vera s’mund të pihet

Dua të dehem bashkë me dashurinë

Me gotën në dorë ta ngreh dollinë

Për ty për mua dhe gjithë njerëzinë

Gëzuar botë e rrejshme përjetësinë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT