Te pres aty ku humben gjurmet tona,
Aty ku buron i paster lumi Valbona,
Aty ku bota ishte dhe eshte e jona!
.
Te pres aty ku premtimet nuk u harruan,
Aty, ku une dhe ti u dashuruam,
Aty ku ne shi e ne bore perhere u takuam!
.
Te pres aty ku zogjte ishin deshmitare,
Aty ku u takuam per here te pare,
Aty, ku kam qeshur e ku kam qare!
.
U zgjova nga gjumi dhe te pashe ne sy,
Megjithse une 72 vjece e ti pak me shume,
Je pikrisht ti ai, qe ishe ne rini.
.
Te shikoj ne sy e zeri s’me del,
Nga dridhjet te therras por zeri me shterret,
Eshte e shkurter kjo jete, te kam thene me heret!
.
Edhe nese kjo jete do ishte nje mij vjet,
Prap me ty nuk ngopem,
Fort zemra me bucet!
.
Dua ta shpreh nje fjale qe nuk perfundon,
Ajo heshtja jote shpirtin ma shqetson,
Prishe heshtjen shpirt se zemren ma gezon!
.
Dua t’shpreh nje ndjenje qe me ngrine e shkrine,
Qelizat e mia tashme t’gjitha e dine, Se une vdes e ngjallem vec per dashurine…..!