Bollë fjete poet
se nga erdhi një zë
per diten e poezisë,
s’do krijosh ti gjë?!
Ç’farë keni me mua
s’jam i emeruar poet,
a eshte dakort poezia,
ti caktoni ju ditëfestë?
E futen zogun ne kafaz
shpirtin per t’ja roberuar,
ai nuk i ndaloi cicerimat
gjithë kohen s’ka pushuar.
S’paska punë tjeter thanë
mbeti veç duke kenduar,
nuk ja dallonin dot brengen
duhen veshë per ta kuptuar.