Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritIsmail Gashi-Lule e vyshkur

Ismail Gashi-Lule e vyshkur

Një trëndafil i dashur

E donte shumë librin

Nëpër fletët e fletores

E shkruante mësimin

Një lule e rinisë

Me urtësinë e thjeshtë

Donte të largonte retë

Që ja kishin zënë diellin

Dritë çiltërsie pati në sy

Kur lexonte vendet në natyrë

Me rrezet e ngrohta për dije

Muret e klasës mbanin qetësi

Ishte një trëndafil i bukur

Ishte një trëndafil i lumtur

Përpara kohe petale vyshkur

U këputë prej stinëve

Një lule rinie

Një lule miqësie

Një lule dashurie

Një lule diturie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT