Lind dhe perëndoj
Si një diell i vetëm…
Më ka mbetur malli,
E kam harruar të djeshmen..
Dhe më vjen për të qeshur…
Pse tregohem
Kaq i pamëshirshëm me veten?
Kapem
Si i mbyturi pas kashtës…
Sa herë
Zhgënjehem prej të tjerëve
Nga gjithçka
Përherë duhet të ndahem?