Pak ka buzëqeshje
në fotografitë e albumit
tim
Sepse pak ka buzëqeshje
në fotgrafinë e jetës sime
Sepse era me shtërngatë
e dimrat e ashpër
ishin më të shpeshtë
se lulet e pranverës
dhe qershitë
gjatë stinëve të motit tim.
Ata u munduan të na shkulin
nga ky dhe.
Po ne rrënjët i kishim thellë
të papërkulur Ante.
Asnjëherë nuk vajtuam.
Po buzëzeshja shpesh mbeti
e ngrirë
si peneli në dorën e një piktori
të mërdhirë.