Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritShefik Arifi-Koha

Shefik Arifi-Koha

Me flokët e zinj jam ndjerë këndshëm,

Dhe me ndonjë që fillon të zbardhet.

Me to s’kam qenë shumë i vëmendshëm,

Por koha tek unë vjen e ndalet.

Ikin vitet, muajt, ditët.

Në heshtje, pa zhurmë.

Koha si lumi nuk ikën,

Koha lë gjurmë.

Kështu e kam vlerësuar unë kohën.

Që kur veten njoha.

Koha mbetet te unë,

Unë mbetem te koha.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT