Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritSyhejl HAVOLLI-KAM NEVOJË PËR KËNGË

Syhejl HAVOLLI-KAM NEVOJË PËR KËNGË

Askush më rëndë s’ka ecur

Nëpër mua

Nuk e di ç’forcë e futi

Në shpirt aq rëndë

E dikurshmja po përsëritet

Nëpër mua si rrahjet e zemrës

Vazhdimisht pyes veten

A ka mbetur ende kohë

Për ta arritur Ditën e Madhe

T’ia puth ballin detit

Të mos kem oqean lotësh

Kam nevojë për këngë

Për t’i rënë deri në fund

Të ma nxit besimin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT