Eja sillma fjalën e plakut të mençur,
në qoshen e oxhakut plot me prush,
sillma erën e ngrohtë të bukës së pjekur,
je lodhur nga rruga e gjatë si një pëllumb?
Futu në gjoksin tim ku fle e zgjohet ëndra,
si gur xhevahiri fshehur në arkë kujtimesh,
eja dhe tregomi të vërtetat e pathëna,
në pastë humb rruga pyet dallëndyshet!
Eja të pres si nëna fëmijët n’prag derës
pritja e gjatë nuk më lodhi kurrë,
dimri acartë se ndal ardhjen e pranverës,
mos u lodh nga rruga e gjatë e imja muzë!