Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritSaranda Ademi-Elegji motre...

Saranda Ademi-Elegji motre…

Elegji motre...

Më fal që u ligështova

Dhe nurin ta prisha ca

Jam motër e kurrë mos qofsha

OOO…Vëlla i motrës vëllaaa…

Më ike në ditë feste

Siç ikin zogjtë e Kosovës

E dhimbjet mbijnë mbi dhimbje

o lot o trishtim i motrës…

Më fal që i lutem Zotit

Të dal nga ky makth i rëndë,

Të zgjohesh ti afër nënës

E unë në shtratin tënd…

Në cilën dhimbjeTë të kërkoj!

Emrin tënd

S’e shkruaj dot

Nëpër ditarë

Prej kujtimesh!

As në kornizat

E një të djeshmeje

Portretit tënd

S’i gjej dot vend!

Po…dallg’ e mallit

Kur më rrëmben

E flakët shpirtit

Më flakërojnë,

Më thuaj motrës

Ti Engjëllush

Në cilën dhimbje Të të Kërkoj!!!

Mall…

Mbrëmë ngrysa natën në dritare, vëlla

Gjysmëfjetur, gjysmëvdekur!

Të prita

si Doruntina Konstantinin

gjersa përmbushi amanetin…

Trokun e kalit nuk e ndjeva.

Ti zbrite lehtë, vëlla.

U ndale pak mbi supin tim

siç ndalet flutura mbi lëndinë

Dhe ike qiellit fluturim

Sapo ta ndjeva ngrohtësinë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT