Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Agim Vinca

Çaste poetike me poetin Agim Vinca

MORA RRUGËN PËR QAFËTHANË

Shqipëri –nënë!
Shqipni-nanë!
Pesëdhjetë vjet pa u parë:
Ëndërrbukur, zhgëndërrvrarë!
Ec e jakë Jug-Veri:
Shqipëri-nënë!
Nanë-Shqipni!

DHE FENIKSI PËRSËRI FLUTUROI

“Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë po të biem,
ne duhet të ngrihemi përsëri!”
Dhe u sulën mbi Feniksin e urtë
tufanët, korbat, uria
E rrahën, e kapën, e molisën
dhe mortja përmbi i qëndroi,
po ai prapë fluturoi.
Dhe i ranë Feniksit të gjorë
me gurë, me plumb, me zjarr
dhe qafën ia vunë në litar.
As “of ”, as “lele”, as “lot”;
Të vërtetën nuk e vritnin dot!
Dhe e ndollën Feniksin zemërbardhë
me bukë, me gjellë “perëndie”,
S’i preku, s’i erdhën për shije,
i flaku të gjitha, për besë,
veç kores së njomur me djersë.
Dhe e shpunë Feniksin martir
në zjarr. – Të digjet – thanë. – Të humbasë!
Po hiri i tij e përvëloi
Dhe vazhdën e ndritur la pas.
Feniksi përsëri fluturoi.

KËNGË STRUGANE

Ti dhe lundra lëvorashe
të dyja me hapa vashe
Ti dhe ky gjoli mavi
keni po të njëjtit sy
Ti dhe e bukura valë
më flisni të njëjtat fjalë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT