Më sillesh në mendje
Largësia e as koha s’më ndalon,
Thellë në zemër më të ndjeh,
Më bëhet se herë ikën e herë ofron –
Si ora dëgjohesh t’uj rreh!
Të rrahurat s’ndalojnë asnjëherë,
Dhe shkojnë vetëm duke u rritë,
Si bima e hazdisur n’pranverë
Që rrit shtatin përditë!
Kur t’duket se po të troket vetmia,
Dhe harresa njerëzit t’i ketë zënë,
Le të kujtohen fjalet e mia –
Në to zgjuar qiqërr më gjen!
Zgjuar me sy të zgurgulluar,
T’u i pritë kohët dhe çastet,
Si ujqërit e tërbuar
Që sulmojnë natën – vathet!
Në kërkim të një dielli
Nga ky diell gati kam hequr dorë,
Dhe po kërkoj një diell tjetër,
Një diell që zbardh e ngroh;
Që ngroh njerëz, e jo dreqër!
Ku ta gjej?! – kush më thotë,
Gjysmën e ngrohtësisë le ta mbaj!
Të atij dielli që s’gjendet dot,
Diell që ngroh njerëz, e jo djaj!
Ai, diell, do t’ishte si n’filma,
Ku drita e tij dhampira vret!
Kur t’i zënë pa u futur në vrima –
Pastaj dhe bota është e qetë!
Në kërkim të një dielli
Nga ky diell gati kam hequr dorë,
Dhe po kërkoj një diell tjetër,
Një diell që zbardh e ngroh;
Që ngroh njerëz, e jo dreqër!
Ku ta gjej?! – kush më thotë,
Gjysmën e ngrohtësisë le ta mbaj!
Të atij dielli që s’gjendet dot,
Diell që ngroh njerëz, e jo djaj!
Ai, diell, do t’ishte si n’filma,
Ku drita e tij dhampira vret!
Kur t’i zënë pa u futur në vrima –
Pastaj dhe bota është e qetë!
Qerpik madhja
A t’kujtohet vjeshta?!
Ku gjethet e verdha,
Binin shpatëve t’pjerrta,
Si dhe lugjeve t’thella!
Shkundej lisi e shelgu,
Mbetëshin degët thatë,
Atje afër bregu,
Kur bënim shamatë!
Era si e dehur!
Frynte me inat,
Atë flokun e krehur,
S’ta linte rehat!
Atë flokun e shprishur,
Atë qerpik te gjatë,
Si moti i krisur,
Që ndërron për çdo çast!
Për flokun që shkundej,
S’çuditësha fare,
Qerpiku të tundej,
Si flatër pulëbardhe!