Thursday, August 7, 2025
BallinaLajme​Osmani: E tronditur nga humbja e mikes së madhe të Kosovës

​Osmani: E tronditur nga humbja e mikes së madhe të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka shfaqur pikëllimin e saj me rastin e ndarjes nga jeta të mikes së madhe të shqiptarëve të Kosovës, Madeleine Albright.


Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se modeli i saj i një heroine të pamposhtur do të mbetet përherë modeli që do ta ndjekim.

“E tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve. Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka shkruar Osmani.

Tutje ajo ka thënë se modeli i saj  i një heroine të pamposhtur, guximtare e të vendosur për të mbjellur vlerat demokratike në çdo vend, do të mbetet përherë modeli që do e ndjekim ne që patëm fatin ta njohim si dhe shumë breza pas nesh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT