Mirketa Çobani lindi më 23 mars 1947 në qytetin e Elbasanit. Ajo u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas diplomimit, ajo ka punuar në Teatrin Popullor dhe në Teatrin e kukullave. Në vitin 1968 ajo bëri debutimin e saj të parë në filmin “Horizonte të hapura” në rolin e Artës me regji të Viktor Gjikës dhe skenari nga Dritëro Agolli.Ajo luajti në filma me metrazh të gjatë si, “Qyteti më i ri në botë”, (1974); mamaja e Fatmirit, skenari; Muharrem Skënderi dhe regji të Xhanfize Kekos, “Shoku ynë Tili” (1981); mësuese Drita, skenari; Qazim Kashari, Naum Bitri, Halil Kamberi; regjia: Fehmi Hoshafi: “Dora e ngrohtë” (1983) mësuese Zhani, skenari: Neshat Tozaj, Kujtim Çashku; “Koha nuk pret” (1984); skenari nga Dhimitër Xhuvani, Vangjel Leka, me regji nga Kujtim Meçaj.
