Ujërat që rrjedhin. …
Vështroj ujvarën sesi pikon ,
ujërat që rrjedhin në heshtje mbi gur .
Mendimet seç mu kthyen ..
E unë, reflektova pa hezitim .
Ujërat që rrjedhin ,
vështrojnë historinë në hapësirë .
Sa çudi !
Dielli reflektonte e ledhatonte ..
Mendjen e sytë e mi..
Iso do t’mbaj ...
Iso do t’mbaj,
me derte e me ironi.
Për këta bijë të rrallë,
për të mjerën shoqëri.
Le të jemi vërtet krenarë,
kontributin e dhamë me shpirt .
Në këtë botë nuk gjen jo ,
njerëz realë ,por servilë dhe të pashpirt.
Ne breza buron mençuria..
Ne injorancë tradhëtia .
Dhe kur djallin në vatër e prumë,
e respektuam plot dinjitet
Larg duhesh mbajtur ai zullum.
Por u bëmë një me atë, në realitet.
Vlerësuam fisnikërinë,
se menduam pabesinë!
Të parët tanë …
Të parët tanë ,s’kishin grada e shkolla .
Kishin atdhe ,kishin nënë,kishin vatan .
Lisa madhorë të parët tanë,burra fisnikë ,
njerëz me besë ,me fe e trima kreshnikë .
Atdheu ,familja e vëllazëria ata i bekoi,
kurrë tradhëtia dot s’i mashtroi.
Burra të ashpër, lindur e rritur maleve ,
kurrë s’iu trembën armikut e halleve.
Shumë mirësira ,ata na lanë trashëgimi,
mbi të gjitha, shkuarjen në vëllazëri.
DRITË NË ERËSIRË
Një natë në errësirë ,
ndeza një qiri ,
lapsin në dorë mbajta ,
të shkruaja poezi .
Seç ndodhi papritur ,
lapsi u mbaruar.
Duke hapur derën ,
qiriri u shua .
Gjeta një laps tjetër ,
ashtu në errësirë .
Nisa që ta mprihja ,
preva gishtin tim .
Me gjakun që rrodhi ,
nisa të shkruaj .
Të shkruaja poezi,
poezin për dashurinë.