Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Teuta Osmani

Çaste poetike me poeten Teuta Osmani

E ARRATISUR

Ndjehem e zhveshur nga lëkura ime

si një embrion e sapo dalë nga barku,

të futem e të dalë sa herë kujtoj nënën

në vëndin tim që m’ka zënë meraku.

Ndjehem po kaq e zhveshur nga ndjenjat

kur shohë se në vëndin tim vuajnë,

nuk shohin në sy dritën e diellit

por brënda në errësirrë si të verbuar.

Ndjehem e ç’nuk ndjehem

kur me fjalë të bukura jemi gënjyer,

nga dita që lindëm shihnim ylberin

por tash ngjyrat kanë ndërruar dhe stinët.

Ndjehem e aratisur me krahë kurbeti

anekënd botës i ramë sa deshëm

si një zog i kuq i zi fluturuar

për t’u rimëkëmbur e për t’u pagëzuar.

Ndjehem se jam e pafe

që feve na i dhanë kusht t’u falemi

në vëndet që ish Zot një Krisht

dhe zot më s’u bë njeriu vetvedit.

E tani flas e shkruaj në gjuhë të huaj

si një harabele dërgoj habere,

të them “se jam mirë e lumturuar”

largë nënës e babës që tani janë tretur.

Po une?!

Po unë ç’të jem vallë

si një mbretëresh ulem e kapardisem

dhe fjalën që kam në gojë

si mastik e zgjas e fryj balonë magjie

Ç’të jem në botën e çudirave

si e jashtme ndaj çdo trazire

ku vallë luajnë përrallën

e Lizës me emër të kësaj natyre

Ç’të jem ,ç’të jem më thoni

si një biberon më del gjuha

si fëmija në buzë e kërkoi

deri sa dhëmbët e shtrënguan

Më thoni ju të mirë

që fjalën nuk e lëndoni

në krahët e ëngjëllit dua të rri

pa patur frikë se e luftoni

Pa shikoni lartë në qiell

yjet shtohen si perlë

një nga një e çdo sekondë

tokes i shuhet nje shprese

Kapërcyer

Shpesh kam kapërcyer me hap fëmije

gropa ,kanale, baltra,lumenj e pellgje,

me sandale me rripa në Dimër e Verë

pa kërkuar e lënguar për ndonjë gjë pa vlerë.

Shpesh kam kapërcyer bështymën time

atëherë kur fjala ime më mbetej në fyt,

për të parë e ndjerë ndofta, se a’ ka shije

hidhërimi që m’la e më pas si një gur’.

E tani që po ndjek me sy gjithçka

të arrirat e deridiku e pafund e krye,

nuk më bëhet më kurrë xhani xhan

largë vendit me mall, mall të shlyer.

E di dhe përgjigjen që bluaj në mëndje

madje më shumë e se një dhimbje,

por, më e keqja është se ka e shekuj

kjo ngërçë n’fyt, si sëmundje e pashërueshme.

Le të hedhim hap pas hapi si të verbër

nga ku s’mban këmba në tokën zbehur,

si një varr që kurrë gropa s’ju mbulua

nga shejtanët e dalë nga barku i njeriut.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT