A T Ë D I T Ë
Me shkas të demonstratave të 81-shit
Atë ditë,çdokush ndihej më shqiptar
Gjaku na vlonte më shumë,
ngaqë e prisnim.
Në çdo zemër t’riut
dhe t’plakut.
Frikës ju bë varri,
ku s’mund ta gjinte
as barbari.
Zemrat, ndizeshin flakë,
për liri e barazi,
ngjashëm me popujt tjerë
të ish Jugosllavisë dhe më gjerë.
Thirrjet e rinisë studentore,
dëgjoheshin deri n’qiell
n’fund të detit e
e zemër të tokës
,,Republikë, Kushtetutë,
ja me hatër ja me luftë “
Popullit i bëhej,zemra mal !
Turmën nuk e ndalonte asgjë,
As pushka,as topi .
Çante kordonet e policisë,
si shpata e Skenderbeut,
kur binte mbi armiq.
Gjendja e turbullt,
e shqetësoi zaptuesin,
shtrëngoi masat: rrahu,burgosi dhe
vrau demonstrues,
por nuk arriti frikën ta ngjallë.
Atë, trimat e lirisë, që n’fillim
e patën flakur.
Lavdi e përjetshme ,
të rënëve për liri dhe demokraci,
të këtij populli dhe të kësaj toke.
N Ë K U R B E T
Dielli lind në tjetër vend
Rrezet s’të ngrohin si në vendin tënd
Zogjtë këndojnë tjetër këngë
Di me folur,ndjehesh memec
S’të qas kush ndjehesh i huaj
Nuk do të flasësh në gjuhën tuaj
Përherë ndihesh i nënçmuar
Nga çdo gjë je i privuar.
Ngado ec e ngado shkon
Atdheu yt shumë të mungon
Të djeg malli të shtohet mërzia
Kur ndodhesh larg nga familja e shtëpia.
Shpirti në kurbet nuk gjen qetësi
Kur mendon për familjar e miqësi
Kujton babain,nënën,motra e vëllazëri
Sytë të lotojnë ,sikur bjen shi.
Në tokë e qiell e lusim rininë
Rrugës së kurbetit mos t’ja mësyjnë
Pa ju ,atdheu, po mbetet jetim
Pa ju ,s’ka gëzim ,po vetem pikëllim.
Dikush
======
Dikush,
po i frynë,
zjarrit.
Dikush ,
po mundohet
ta shuaj.
Dikush,
po mundohet,
të mbrohet,
me sa mundet.
Dy rreze,
po thyhen e përthyhen.
Re të zeza
ngjyrë plumbi,
Qiellin ,
po e mbulojnë,
shoqëruar,
me aromë mjerimi.
Erë e nxehtë,
po frynë,
nga lindja
në perëndim.
Dikush,
po i frynë,
zjarrit.
Dikush
po mundohet
ta shuaj.
Dikush ,
po mundohet
të mbrohet
me sa mundet.
Dikush !