Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United gjatë verës që vjen.
Mesfushori francez ka nevojë për ndërrim të ambientit pasi nuk është i kënaqur me këto pesë vjet të kaluar në “Old Trafford”.
Kampionit të botës me Francën do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit dhe ai po e kërkon një sfidë të re, shkruan “Gazeta Express”.
Kohë më parë flitej se interesim për mesfushorin kreativ kanë shprehur ish-klubi i tij, Juventus, si dhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.
Por, mediumi britanik “The Sun” njofton se tash në garë për Pogban kanë hyrë edhe dy klubet tjera angleze, Newcastle United dhe Aston Villa.
Lojtari nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta vazhdojë karrierën në Premierligë.
Por, ai e do një klub me të cilin mund të fitojë trofe, e për momentin asnjëri nga këta dy klube nuk mund t’ia sigurojë një gjë të tillë.