Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritFatos Arapi-Nuk mbyllem dot

Fatos Arapi-Nuk mbyllem dot

NUK MBYLLEM DOT

S’kam fuqi më as të trishtohem

Jemi anije pa spirancë

Mes erërave të egra të kundërta.

Peshqit llafazanë shurdhojnë qiellin

Më jepni ju një copë ironie,

Se nuk e gjej dot në veten time,-

Një copëz ironie

Sa gjysmë e krahut të zogut,-

Të mbrohem nga shirat e verdhë

Të predikimeve të apostujve të lajthitur.

Të gjithë na kanë faj dhe askush:

Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë

Tani gjithë dritaret e shpirtit

Janë hapur, bymyer e kalbur

Nga shirat e lotëve,-

Dhe s’mbyllen më dot.

Mund të hyjë kush të dojë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT