Udhetimi i dashurise !
Nese mendimet e mia
do te kishin krahe
mund te te dergoja me te
nje pulebardhe te te puthte.
Puthjet e mia roze
mund te ti ringjallnin mengjeset.
Shkuma e bardhe
mund te trazohet me bisedat e zogjve te detit
duke u bere dashuri.
Ne qofte se shpirti im
do te ishte udhetar
do te dergoja nje guacke me perla kengetare.
Kenget e harruara per dashurine
mund te zgjohen nga shirat
dhe te behen zemra blu.
Pafundesite jane thellesi malli!
Sikur zemra ime te udhetonte larg
do te te dergoja nje re melankolike.
Moti i mjegullt
nuk i shkon veshjes sime te mendimit.
Detrat e dashurise i permbyten skajet e botes !
Me ne fund Pranvere !
Festojne lulet nen urdherat e diellit
dhe ky mengjes i sotem
mban trendafil ne kostum.
Njeqind fletshi i pare
lulezoi ne kopeshtin tim
Pranvere qe mban ne buze gezimin,
pas nje dimri te pafund.
Natyra pasardhese e fushave te botes
te sperkat me thirrje gezimi.
Nje mesazh harabeli
nje mesazh nga nje peme.
Zeri i livadhit qe grindet me lulekuqet
jane kaq te ndjeshem ndaj eres,
ata hedhin kostumin per te me qene prane flladit.
Petalet prej kadifeje
mbledhin femijet,
nje kurore me lule dhe unaza margaritari
mbajne dhe lajmetaret e pranveres.
Faqet e trendafilave jane gati per mesazhe
Pranvera ka mberritur.
Malet e gjelberta,
lulet menekshe, zambaket e bardhe
bajamet plot lule dhe shkurret
kapur ne shkemb shuajne etjen
me vese broherimash.
Vetem ti poetja ime
psheretin para kesaj bukurie
dhe buzeqeshjet i vesh me mallin per mua
Eja te harrojme !
Femer !
Nese rrezohesh diku
perseri ngrihu
Nese s’ke ku mbahesh
mbahu mbas, tek vetja.
Te gjitha pergjigjet i ke aty
Fol dhe nese ke frike
Diku eshte dikush qe te degjon
ndryshe turma e madhe do te te humbe.
Une, aromen tende
e ndjek mbas gjethnajës
po keshtu edhe tingullin
Deshirat shnderrohen ne fosile
jashte pulsit te zemres.
Ti vetem ndihmoi
merri me te mire
zbulimi i gjithesise fillon aty.
Mos u struk ne qoshe se te ha nata
nuk ka me mire se vetvetja.
Dukja te tregon me femer
Femer perpiqu te jetosh
ne turmat e njerezve.
Te pret patjeter nje karrige e zbrazur !