Monday, August 11, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Remzie Rexhbogaj

Çaste poetike me poeten Remzie Rexhbogaj

NËSE VARGU MË PËRGJYSMOHET

Mos mendo Erna që të kam harru

Pesha e dhembjes që kam për Ty

Shpirtin tim e ka gjunjëzu

Shumë kujtime që më gërmojnë trurin

Nuk e di nga cila të ia filloj

Kam shumë të bukura plot 18- të vite

Në çdo çast unë i kujtoj

Kur të këndojsha ninulla të gjumit

Dhe të mbajsha mirë në krahëror

E me lulet e para të pranverës

Mbi gërsheta të thurësha kurorë

Kur kujtoj zërin tënd

Kur jehonte si zë bilbili

E në sfilatat e bukurisë

Kishe pamjen e Hyjnisë

Me buzqëshjen tënde të ëmbël

Si piktura e Perëndisë

Eh, ata muajt e trishtimit

Nuk po mundem t`i harroj dot

Zemrën si ma kanë copëtuar

Sytë mu verbuan nga këta lotë.

HËNË E BUKURA HËNË

Hënë

Kur natën qiellit ndriçon

E yjet rreth teje vallëzojnë

M`i kujton fëmijët e lirisë

Nënën kur më sa fuqi e rrethojnë

Hënë Ti që ndriçon gjithësinë

Ernen të lutem ta mbash në gji

Siç e mbanë nëna fëmiun

Hënë Ti o zonjë e rëndë

Porosi Ernen ta kam lënë

Ta ruash si mbretëreshë të bukurisë

Sikur atë natë që ta kam dhënë

Hënë e bukura Hënë

Të lutem yllin tim polar

Ta mbash çdo herë pranë

E me lulet e muajt Maj

M`i thurë të bukurën kurorë

Ashtu siç ishte e bukura mamit

Porsi një luleborë

Hënë e bukura Hënë….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT