FJALA ME GJAK
E SHKRUAR NE KRAHË TE SHQIPONJËS
(Selim H. Berisha)
Dritë e dije kërkoj ne librin e gjuhës shqipe
Në qiellin e kaltër të mbushr dhimbje
Toka kërkonte çlirimtarët e çlirimit
Nga fjala e shkruar u lidhë me pushkën
Në beteja kundër armikut për liri të atdheut.
Në çdo faqe libri te shkruar vargje për atdhe
Sa bukur i lidhi librin me pushkën e luftëtarit
Me gjakun e tij qëndisi flamurin kuq e zi te kombit
Kalorës në udhët e mbushura gjak nëpër stuhi
Selim Berisha metor i ngritur në shtatore për liri.
Sy-shigjetar dhe zemër- shqiponje në rrugëtim
Me laps duke qëndisur plagët dhe robërinë tonë
Me pushkë ne dorë duke luftuar për çlirim e liri
Atdheu të çlirohet me trupa dhe nderohet me gjak
Me këngën me të bukur vdiq qe të ringjallet Selimi.
Trimi nuk qëndroj nën hijen e lisave të lartësuar
Hijen e kthej në breshëri plumbash për armikun
Dheun e puthi çdo ditë e ujiti me gjakun e tij
Lulet e kuqe ju bënë kurorë për kokën e trimit
Dëshmor i veshur me rroba te bardha me gjak.
Etja për dritë-dije dhe për çlrim të atdheut
Dashuria e madhe për popullin shqiptar
I dha forcë ju përgjigj thirrjes se kushtrimit
I radhitur në radhë i kthye në atdhe dëshmor
Fjala me gjak e shkruar ne krahë te shqiponjës.
Shpirt i butë i përqafuar me poezinë
Sa shpejt u kthye në dorë te hekeurt për armikun
Në melodin e vargjeve luftone ne mes zjarrit
Flamurtar i etur qe të shijonte atdheu lirinë
Selim Berisha me gjak po qendisë historinë.
Çdo faqe e shkruar në letrën tonë të bardhë
Janë të lagur me pika gjaku të dëshmorëve
Një shami të bardhë e mbante në ballë
Me pushkë në dorë armikun po e qëllon
Nga lufta e dëshmorëve populli lirinë gëzon.
Trupi juaj i krijuar nga dheu i rënë për dhé e liri
Nga dheu i ngritur në gurë mermeri të bardhë
Sytë shikojnë malet e në dorë pushkën mban
Vigan i skalitur ne shtatore qëndron luftëtar
Fjala me gjak e shkruar në krahë të shqiponjës.
ATDHE
TË DUA PËRJETËSISHT
Kur malet tua t’i presin sëpatat e harbutve
Kur fushat e tua t’i djeg dora e një të marri
Unë jam këtu duke të dashur TY atdheu im
Jam në pragun e derës duke t’i qajtur hallet.
Kur zjarri t’ përfshin TY i dashur atdhe
Kur e gjithë vendi im mbushet me tym
Unë jam këtu i dashur atdhe duke qajtur me lot
Duke u lutur që t’ pushojnë dhimbjet e tua.
Kur gratë dhunohet nga duart e të paditurve
Kur nëna fëmijësh qëllohen me pluba për vdekje
Unë jam këtu atdhe duke i vuajtur këto tmerre
Jam këtu duke shkruar e kërkuar vetëm drejtësi.
Kur të çemndurit vinë në krye të udhëheqjes
Çdo ditë popullit i sjellin çrregullime në tokë
Atdhe unë jam këtu duke i parë mashtrimet me sy
Jam këtu i dashur atdhe që te arkivoj këto padrejtësi.
Kur ca njerëz të bashkuar për të bërë dëm atdhe
Ata të lidhin e të prangosin me hekura te pabësisë
Unë jam këtu që të thyej ato pranga të mallkuara
Unë jam këtu i dashur atdhe se përjetsisht të dua.
GRUAJA ËSHTË E BUKUR SI HËNA
(Mesazh për gratë shqiptare)
E bukur si hëna e bardhë e natës
Ngrohtësi si dielli në verën e këndshme
Dhuron dashuri në mes dhimbjes e lotit
Gruaja shqiptare simbol në jetë i qëndresës.
E përvuajtur nëpër kohë e mbush mall
Dashuri dhuron çdo ditë për të dashurit
E fortë e dashur ecë nëpër tokën e gjakut
Gruaja shqiptare qetësim për të gjithë burrat.
E ndjeshme po kujdes kurrë mos e lëndoni
Si gotë kristali është mos e thyeni në shpirt
Ka shpirtin e mbushur dritë dhuron dashuri
Gruaja shqiptare mrekulli në këtë Gjithësi.
Era e gruas të përvetëson në çdo kohë
Ju burra mos thoni që jeni të fortë në udhë
Pa gra është jeta e vetvrarë që në lëvizje
Gruaja shqiptare aromë në shpirtin tonë.
Mbretërit janë dorëzuar para bukurisë së gruas
Trima e luftëtarë janë rrëzuar nga fuqia e gruas
Pushteti ju takon grave po pa litarin qe të lidhë
Gruaja shqiptare Mbretëreshë në këtë Univers.
Ne i themi veti të fortë e kemi luftuar në beteja
Fuqin kemi marrë nga gratë që na mbushin jetë
Ngjyrat e jetës na i dhurojnë gratë në çdo kohë
E bukur si hëna gruaja shqiptare në këtë tokë.