Friday, August 8, 2025
BallinaSportE premtja poetike me poeten Diturie Hasanaj

E premtja poetike me poeten Diturie Hasanaj

Për Judat që na rrethojnë…***

Gjithë sa dhembin

në thellësitë e oqeaneve hidheni,

ku e dëgjuat se bota ka besë?

Hejjj u bë cmira ves,

të ikën mendja e kresë,

të thotë tjetra miremëngjes,

ku lakun ta zbukuron me presë,

as skuqet , as zverdhet ,

në ujërat të errëta përdridhet,

ky shpirti i saj si vidhet,

nga të Judës gen kridhet,

pastaj kurvëria e shpirtit është një damkë ,

që kurrë nuk hiqet ,

ajo vetëm rritet ,

e vetëm piqet ,

gëzuar ta mbash e u bëfsh me brirë,

pse jo edhe dash kopeje në të gdhirë,

duan edhe ndrikullat këshill ,

kush nga ty është më e mirë….?

A ke dashuruar ndonjëherë me shpirt?

Nuk u përgjigja ….

Të rrosh me jetën e zemrës,

a e di sa dhemb!

Ehhh.. , të ec përpara,

po si i bëhet kur të del përpara,

ajo çan çdo errësirë,

e përpin e bën firë,

ajo iku …,

si ikin vetëm ato që marrin mallin me vete,

iku si ato që se tret asgjë,

iku si askush s’mund ta bënte ,

ferri është lule në saksi ,

përpara kësaj lloj robërie,

ehh në sa shkrepa hëngra gjunjët e shpirtit,

në sa gremina të frikshme zgjohem ,

e pastaj kujtohem,

Si është të të duash ty ,

edhe përtej kufirit të vdekjes …..

Pa kohë .

Bie mall….

Bie mall për matanë,

që nga Korça e deri në Tiranë,

dhe rrugës nëpër Lanë,

lamë kujtimet që na hanë..

*

Po bie mall që të vret,

kjo zemër si nuk zë e bërtet,

po ti fli, fli në ëndrrën time,

ta dish e kam qëndis me trishtime,

*

Sonte po bie nga qielli i shpirtit mall,

ku shkon o zot gjithë kjo dashuri vallë?

Më e lehtë është të numërosh rrudhat e ballit,

pa ty si i bëhet hallit?!

*

Sonte bie mall e kroket,

si korbat dikur mbi fletë,

si nuk pate aspak vullnet,

më mbulove pa shpirt me retë,.

*

Sonte bie mall,

sonte bie dritë,

sot kjo vetmi vjenbe më tall,

cili lot tu bë dhe?!

*

Ehh ky Tetor si vjen kështu i tharë,

aty kur dikur eca duke qarë,

o mall pse trishtimin më var,

e sa kohë do më bësh të vij vërdallë,

*

Është çudi si zemra -zemrën vret,

mall po shkruaj në çdo zall,

si dua fjalët që i merr eraveç mbaj mend e imja dashuri qe aq e rrallë,

Më ler të iki ashtu si më ka hije,

me kokën lartë si ndër vite ,

unë të fola për ndjenja ,

zot sa e keqe parandjenja,

mbi të gjitha është familja,

hejjj mos harro

kur të fryjë era ,

një çast ktheje kokën,

me rebuse të vogla interferon ndjenja ,

emrin tim do të ta sjellë era,

do të ta transmetojnë valët pa megaherz,

po ti mos u bëj më memec,

ta mata çdo hap me frymë,

edhe në dimrin e shpirtit të mbushur me brymë,

unë e di se dhe mes njerëzve që do kujtosh të tunjtë ,

do ndihesh i vetmuar ,

do ndihesh se askush s’ka për të kuptuar,

as fëmija yt më beso ,

kur të ndihesh i mundur ,

kokën ktheje pas,

një hije kujtimi qas,

e do kuptosh familje për ty në frymë ,

vetëm ajo dhimbjen pështynë….. Pa kohë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT