Sunday, August 3, 2025
BallinaSportL’Equipe: Barcelona hyn në garë për Mbappen

L’Equipe: Barcelona hyn në garë për Mbappen

Ndërsa e ardhmja e sulmuesit francez, Kylian Mbappe ende luhatet mes Real Madridit dhe PSG-së, Barcelona ka nisur të ndërmarrë hapa.

Sipas L’Equipe, Paris Saint-Germain është informuar për interesimin e Barcelonës për të nënshkruar me Kylian Mbappen, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse mund të tingëllojë e pabesueshme, Barcelona po kërkon që t’i pengojë Real Madridit transferimin e bujshëm.

Sipas gazetës franceze, presidenti Joan Laporta ka filluar të bëjë gjithçka që mundet për të joshur Mbappen për t’u transferuar te Barcelona.

Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në verën e këtij viti dhe ai është i destinuar të veshë fanellën e “Los Blancos”.

Madje, shumë medie të mëdha evropiane kanë raportuar edhe për një marrëveshje në parim mes dy palëve.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT