Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritQazim Berisha-Vargu im

Qazim Berisha-Vargu im

Vargu im

Buron nga gjirma e zemres

Udhëton nëpër orgaje të blerta

Ndalet te stani i dhembjes

Përshëndetet me Trinën dhe Zogën

Në atë muzg mbrëmjeje

Kur nata lëshon rrjetë të zezë

Për një një gjëmë të madhe

Nganjëherë jeta është shumë.e padrejtë

Godet në dashuri të madhe

Atëherë edhe kur nuk pritet

Vargu im

Zbret edhe në cep të lotit

Edhe në Çabratin e dhembjes

Aty ku pushon Yllka

Poetja e re e vargjeve të dashurisë

Në atë pranverë të vrarë ’99

Gjakatarët ia ndalen rritën

Në atë pranverë të trishtë

Yllka ra në shtratin e përjetësisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT