Friday, August 8, 2025
BallinaVitrina e libritSHKODRA JEME - Mimoza Gjetaj

SHKODRA JEME – Mimoza Gjetaj

Rrahja e zemrës më trondit andrrën
Një grimcë e jotja e tretun larg jam
Përtej detit në mëndje sjell bukurinë tande
Shkodër qyteti jem ,për ty kam mall.
Zambakët e zymbylat më k’qyrin me zili ,
tek flas për bylbylin,gardalinën e melodinë e saj,
karajfilat,lule borën në çdo oborr t’shpisë
Me ngjyrat rozë,blu e të bardhë.
Kujtohem e shkrihem prej nostalgjisë
aty ndjeva dashnin ,ëmbëlsinë e puthjes së parë
Në mëndje qëndisa bukurinë!
Rrugët e rrugicat me radhë ,
Kalan e RozafësTaraboshin përbri ,
Bunën e lumin Drin.
Rrahja jote ma trondit mëndjen
Adoleshencën lash tek ti !
Me mendime të fshehta e andrra të hedhuna
veç në ditarin tim
Shkodra jeme aromë poezie
shpirt emocioni që s’ka nevojë për fjalë
me stolat e mbushur me kujtime
Si shija e një gotë whisky
kur e provon për herë të parë

Shkodra jeme dashni

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT