Zgjidhje ekuacionesh
Dashurinë e fuqizova në kub,
Fatet e njerëzve me fuqinë-n!
Të ardhmen e Kombit e pështolla me elipsë,
Kometat e armiqve si drejtëza paralele
Mos të takohen trajektoreve!
Miqtë… u mundova t’i mbledh me plus,
Dhimbjet,vuajtjet,dështimet …i pjesëtova!
Miqve gabimet,lakminë,mbyllja syrin i zbrisja,
Në integrale të enden,terrin me ushtarët e vet i lash!
Tërhoqa drejtëzën vura barazimin,
Në këtë mjegull të panjohurash ,se gjeta veten
Me siguri mbeta i ngujuar, rrënjëve në rrënjē katrore!
Mëkati i Poetit
Ndodhi..nuk shfajësohem
bëra flirt me muzën
buzën i shijova e putha
eksplorova si minator
galeritë e saj magjike
orgazmën i vodha
kot ju luta shiut të binte
të m’i pastronte mëkatet
era t’i fshinte gjurmët
me mëkat spërkat trupin
në shtrat ju futa gruas
fshehur pas territ me turp
mos nuhat aromën e muzës
në pore gjithkund mbjellur
përnatë flirtoja me muzën
të falur i kërkova si mohova
të më falte mëkatin,mezi
të fal… i pëshpëriten buzët
të fal… poet marrëzinë tënde
e zemra i qante i qante
unë premtimin se mbajta
dritaren e lash hapur sonte
e dija prapë do vjen muza..
Dashuria ime për Ty,
ishte aksident
në autostradën e ëndrrës.
Ndodhi pa fajin tënd,
mora lëndime të rënda,
zemra do vuan tëre jetën .
S’të pashë ku je strukur
në qoshe ta pendesës a harresës
qan a qeshesh?
E lidha me fasha ylberi,
tek koka me mjekon Hëna.
Makinën e dashurisë,
e ngas përsëri
Është garë ,është garë
Se di …
Do marr lulen dhuratë
Për puthjen
Apo për funeral…
Jeta vazhdon
Mos më gjyko,
mos më mallko
nëse Vezuvi i zemrës sime
nuk derdh lavë.
Kraterin e dashurisë
hiri i harresës e mbulon.
Mos më gjyko,
mos më mallko
nëse më sheh në krahët e muzës,
duke buzëqeshur,
duke lozur me yje.
Tevona gjuhemi me re
e shiu pikon i vakët.