‘NO PASARAN’
Jeta urdheron, sofra gati se e zbrazte,
plaku ngjyne buken ne pjaten e zbrazur,
plaka behet se ka pune, thote me vone do ulet,
nusja sherben me pershesh vocerraket e uritur,
*
Nuk tolerohet, serish lukthi me digjet kur popullin mallkojne,
ndjenjat posi vullkani me sulmojne,
kush merr te drejten kombin te djallezon,
luftetaret, deshmoret, te pagjeturit, shpirtrat e tyre te shqeteson!
*
Me siguri, atdhetari nje gje te tille kurre nuk ben,
kurrsesi punetori, studenti i papuni,
ndergjegja e paster gje te tille nuk mund te imagjinon,
as kriminelet ne burg qe presin te lirohen.
*
Ja, mendjengarkuari me zili e xhelozi,
penda e smireziut qe sheh zi e me zi,
versulen pameshirshem shqiptarit,
pandeh ne vargje te gjithe jane te njejte!
*
Deshmoj, qofte i mileniumit te ri apo shekullit te kaluar,
ndoshta i jugut i veriut apo ateist i perbetuar,
betohem ne emer te nje njeriu modest,
emrin e tij nga librat duhet larguar sa me shpejte.
*
Askush, kurre nuk ka te drejte,
as dje, as sot as neser,
shqipnjes te drejtohet me gjuhe te armikut,
kursesi nuk lejohet te demonizohet kombi i mbare.
POET / ESS
Ju lutem
më lejoni të dëgjoj fjalë të buta duke u endur me miqtë
le të ngrohin vargjet si opium shpirtrat
fjalë që në poezi ftojnë në dashuri
edhe magjia tejkalon.
*
Ju lutem
Unë nuk kërkoj shumë
vetëm pak mirëkuptim në shoqërinë tonë
letërdashës, poetë, artistë, shkrimtarë, natyristë
sot
për luftën, provokimin, ranorin
xhelozi e shëmtuar
lidhur me mëri, hakmarrje
ju lutem mos shkruani
ne
meritojmë qetësi shpirtërore
heshtje që flet fort
ndoshta më shumë pjekuri
Eja, ne mundemi
le të mbjellim lule në miqësinë tonë
BËJ, ofro buzëqeshje për lexuesit …
21 MARS
…aromë pasioni, vartësi, udhërrëfim, ëndërr,
blerim,
këtë ditë pranvere,
Shkronjëtarë, le të harrojmë padrejtësitë,
luftërat, bajraktarizmin, sfilatën e urrejtjes,
këtë datë le të rrjedhin shkronja të dashurisë,
melodia e zogjëve të mëngjesit të dëgjohet,
poet, shkruaj për humanitetin,
tolerancën njerëzore, miqësinë e bekuar,
poete, vazhdo me vargje tingujsh përcjellur nga harfa,
të zbukuron jetën me penë të qëndisur.
*
Në këtë shkollë të jetës,
bëhem se nuk shoh keqdashësit,
anashkaloj hijen e ashpërsisë,
është kjo datë, ditë e pendëve në glob,
buzëqeshem me ngrohtësi miqëve,
estetëve,
fisnikëve,
investim ky i njeriut më se modest,
edhe vet natyra,
po, po, edhe natyra lejon të zbret nektari poetik,
rrëzë petlave ngjyrëdehëse vargjet të vallëzojnë,
lëngun e dashurisë së zjarrtë edhe qiejtë admirojnë,
përjetësia aty është fshehur, tek shkronjat e jetëgjatësisë.
*
Këmbanat në lindje dëgjohen, prijëtarët marshojnë,
ndjeshëm janë, kanl zbritur vargjet në vjershërim,
heshtur, në urtësinë e përkryer të gjithësisë,
në shpirt këtë të pashuar për bukuri,
bojë shkrimi nuk thahet, një çik ndjenjat qetësohen….