Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritFrrok Doda-Mirditorja

Frrok Doda-Mirditorja

Mirditore moj sojni.

Sytë e bukur si ulli.

Xhamadan i kuq si alli.

Kemisha e bardhë si borë mali.

Kësulë e strengla me flori.

Paralleket permbi gji.

Me një kryqe krejt argjent.

Kush të pa e nuk la ment.

Floket rregja , kalli gruni.

Lumja nana që të perkundi.

Lumi ai që të merr perdore.

Ka marr vlerën mirditore.

N’dash e sertë e n’dash e urtë.

N’asht nevoja dhe për pushkë.

Trimresha malësore.

Se asht zana mirditore.

Mirditorja ta sjell fatin.

Ta shton shpine e ta rrit djalin.

I rrit fëmijet me shumë vlera.

I ban vajzat sokolesha.

Ruan respektin e miqësisë.

Ruan traditë e nderen e shpisë.

Asht e bukur për me e pa.

Drita e diellit i ka ra.

N’dash me pas jetën hyjnore.

Merre gruan mirditore.

N’dash jetën me ba dritë.

Të tan thonë,merre nMirdite.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT