SOT NGA LIQENI
Nga liqeni ditë pa dalë kisha
Ca pranverë e vonë ca hallet e mija
Sot mu k’naq shpirti pasditën e vonë
Gjallëri si dikur në rininë tonë
Mushkëria e vetme e Tiranes
Urojmë të mbetet shpëtoj kasaphanës
Gjithandej nga pak kafshuar e kanë
Po i vijnë anës gati ta përlajnë
Mos e thënt zoti dhe ky se na ikën
Para se ta thajnë unë i pari “mbytem”
Jo ishalla qofshin goj’t e liga
Flasin pa kandarë e bëjnë egoizma
Të ka lezet shpirti gjithë kjo levizje
Nga të gjitha moshat tek liqeni kishte
Sythat te sapo çelura kundërmonin erë
Lajmëtarët e para te stinës pranverë
Ta shijoj kush mundet e kohën e gjen
Kjo mrekulli për shendetin vlen
Sikur dhe pak orë në jave të keni
Mos humbisni kot nga liqeni veni
ZGJIMI…
E po shyqyr plasi më në fund
Zgjimi popullor po ndihet gjithkund
Filloi t’rrokulliset orteku i vegjelisë
Të shëmbi,thyej prangat e robërisë
Duroj e duroj e s’kish ç’të bënte
Më teper se kaq e çfarë do humbte
Vesh as sy, shtetarët nuk kishin
Që hallet e njerzëve, në rrugë ti vinin
Krejt miop, të trash u treguan
Hypën kalaqaf e këmbët shaluan
Bashibozuk, zbritur nga malet
Tallen me popullin e s’merren me hallet
Kockat e fukarajt u kërciten
S’mundet më të durojn shtypjen
Ndaj mbushen rrugët e sheshet kudo
Dhe prisni akoma, s’keni pa gjë
Nuk besoj se orteku do ndalet
Tash qe dhe koha e dita po ngrohet
Ku do ta fusni kokën të shkretë
Lëvizja popullore s’do ju lë të qetë
Dhe herë tjeter, thënë e kam
Do të vij koha për këto sharlatan
Do ti paguajnë të gjitha një ditë
Në plehra do hidheni e digjeni si mijt
Më falni, se ndoshta nga vetja dola
Po hiç mëshirë, s’kam për këto horra
Kupa me kohë mbushur e derdhur
Mbi tridhjet vite vjen erë e qelbur
Shpresoj shumë e shumë kësaj here
Diçka do bëhet këtë prag pranvere
Zjarrit të ndezur prushi t’mos i fiket
Derisa të sosen e shporren të paudhet
SA HERË VIJ NË VENDIN TIM
Sa herë vij në vendin tim
Mbushem e s’ngopem me frym
Dhe pse nën zero e shumë ftoht
Shpirti këtu më rri ngroht
Askund s’ka si vendi jot
Kudo të vesh nëper Botë
Kancer të kesh e rënd sëmur
Vjen këtu merr tjetër nur
Erdhi një plak nga Italia
Thot m’shëroi Peshkopia
Atje i dhanë tre muaj jetë
Këtu po rri nga shtat vjet
Bën apel miqve andej
Troç u thot vini këndej
Të mirë bujarë e plot respekt
N’dibër më duket vetja Mbret
Kthehuni ca ditë e provoni
Ju siguroj se do ndryshoni
Dhe toka këtu ka aromë tjeter
Vlerat shtojnë dhe miqt e vjeter
Shikoni ca pak me kujdes
Qytetasit si dordolec
Ka lezet takon fshataret
Janë të gjithë si copa malesh
E kam thënë dhe tjeter herë
Vendi im ka shumë vlerë
Shkojmë kudo e bredhim Botën
Kthehemi këtu e puthim tokën
DUAJENI JETEN…
Mendoni per mire,e mira te vjen
Kerkoje lumturin, ate e gjen
Keni vet ne dorë, jeten dhe vdekjen
Dhe Zoti ta jep se leshon veten
Njeriu ne vetvete, univers me jetë
Shpirti brenda tij eshte qendra vet
Me pak lendime,t’keqen e ndjell
Po t’mos rrezohesh,atë e percjell
Për dicka të vogel fillon ankohet
Shqetsimi rritet semundja shtohet
Dhe kur meraku ecen digjet si fitili
Nuk kalon shume dhe fiket kandili
Duajeni jeten, mos u dorzoni
Jeni aktiv,para kohe t’mos shkoni
Do vij koha,njeriu për turp do ta ket
Semumdja te gjen kur e kërkon vet
Do vij nje ditë, përjetesi nuk ka
Mysafir jemi në k’të dynja
Jeta eshte loder,e duhet luajtur
Mendo gjithmon, ta besh të bukur
DIELLI YNË NUK PERENDON
Me the kaluan shtatë vjetë
Dhe më ka munguar yti respekt
Jo e dashur unë nuk harroj
Ty me askënd s’të zëvendsoj
Normal Donzhuan nuk jam
Noj here dhe zevendesuar të kam
Por thjesht si nevojë e çastit
Për kapriçot e tua sipas rastit
Kaluam kohë të arta dashurie
Brodhëm e ku nuk vajtëm moj Selvie
Mbanim njëri tjetrin në krah
Të bëra Princesh,më quaje pasha
Vitet ikën kohët ndryshuan
Kurrë bashkë nuk u harruam
Jeta na ndau me ca kusure
T’jerët të than e kufi më vure
Dielli ynë kurrë nuk perendon
Për njëri- tjetrin mbetemi ikon
Me imazhet tona të skalitura
Në zemrat tona të përzhitura
Boten tani breth i shkon përqark
Aspak mua s’më mbetet merak
Vetëm mos harro fillimet nga erdhe
Me mua mësove së pari të ecje
Në çastet më kritike të jetës
Të kam patur ëngjëll pran vetes
Kurrë nuk më ke lënë vetëm
Dhe kur unë rrezikuar kam jetën