Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Lan Qyqalla

Çaste poetike me poetin Lan Qyqalla

Flokarta

Dimër kishte në anamalas

e ftohtësi ndjenë në verë

ishte klitë njohja në jetë

rreze shprese në asketi.

Rrokëzoj shtëllunga vargjesh

për flokartën sutë

në Prishtinë një siluetë

lektis ndjenja në dashuri.

Flokarta hapëron me lavomë

të arsehej në ekzotikë

njohja jonë për mëri

shtrin jastëkun në eklipsi.

VARGJET E ANGËSHTUARA

Në baxhat e zjarrta të historisë

kërkojmë shpëtimin në mrizin e Evropës

të dehur rënkojmë çdo ditë

me plagët e ëndrrave të pashëruara

lumturi e tretur në rrudhat e Gjergjit

balli i shtypur në beteja shekujsh.

Me këmishën e mbushur plot blozë

shkruhet historia e tokës Dardane

e kafshuar nga bajlozët

për orekse shekullore

në dheun, detin,

flamurin e gjuhën arbërore.

Na quajtën e si nuk na quajtën ogurzinjtë

Metohi, arnaut, shiftar e turcinj

kullotën “livadhet e pakositura”

gjurmuan, germuan e vodhen

nëntokën arin e stalagmitet

po s’na gjunjezuan

e në epitafe varresh

këndojnë lahutarët

me iso përcjellin

melodinë e këputur

në vargje

Ç’po ndjen o lexues i këtij shekull

në vargjet e angështuara

si thërmime kohe të zonjës ujkonjë

në harta e hieroglife

hartohet atdheu ynë

në t’kurrësinë e Berlinit

e me bekimin e Lordëve…

Unë e Metush Krasniqi

Soditemi të ngrire

në stacionin hekurudhor

ai krenar shtrir në lapidar

me heshtjen fliste:

për gogolët fantazmë

për hijenat e ardhura

që atdheun na e kafshojnë

histori krijojnë në gënjeshtra

mashtrime e trillime

kanë lakmi me syrin e uritur

gllabërojnë token, ujin e qiellin…

meditonte Metushi,

sot në Fushë-Kosovë.

Lokomotiva sogjetar i lapidarit

bart tradhëtinë e vdekjen

plane karpatiane monstrum i sojit rus

kërkuan gjak në sofrën e nepërkëmbur

“Mysafiret e paftuar” (S.RR.)

idealet na i shtypen në rrugët e Lirisë.

Unë me gotën e çajit thur këto vargje

Metushi pështynë ata që shesin Lirinë

e me gjykatën speciale bëjnë pazare..

Shpalosim hartat e historitë

në Fushë-Kosovë

unë e Metush Krasniqi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT