Një tufë fjalësh të urta)
- Një pjestarë (negativ) i familjes, i bën dëm familjes, një politikan tradhëtar bën dëm gjithë popullit.
- Njeriu nuk duhet të shqetësohet nga varfëria(për pasuri) prallore, por nga padituria, sjelljet, pa këto vlera, është gjithë jetën i varfër.
- Urrejtjen dhe egoizmi duhet ta kthejmë në dashuri, ndaj njeri-tjetrit, në urrejtje për armiqtë dhe tradhëtarët e atdheut.
- Nuk duhet të kërkojmë nga të tjerët… por, në rradhë të parë nga vetja, duke marrë përgjegjësi të plotë për sfidat gjatë jetës.
- Falni dashuri përveçse është e mirë; kjo nuk i bën dëm askujt.
Fillojmë nga vetja, e më pas për të tjerët…. - Çdo njeri duhet të kthjellojë mëndjen dhe të pastrojë shpirtin, më pas të gjykojë e veprojë.
- Njerëzit me aftësi të kufizuara, janë një mësim i madh për të gjithë, ata/ato; kanë kaluar në një “rrugë” të pashkelur nga ne…
- Natyra është ajo, që na kënaqë shpirtin, na frymëzon, na çliron nga shqetësimet…., duhet të kujdesemi që ta mirëmbajmë; ashtu sikurse shtëpinë tonë.
- Nëse fëmijët kanë mosmarrëveshje, me prindërit, gjëja më e mirë që duhet të bëjnë, është t’i drejtohen gjyshit/es, mesiguri, do t’ua zgjidhin problemet.
- I lumtur nuk quhet ai njeri që është i lumtur në familjen e tij, por, ai/ajo që din ta përcjellë në shoqëri e të ndihmojë zemrat e lëndura.
29/3/2022