Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritSherife Allko-Dhimbja e një nëne

Sherife Allko-Dhimbja e një nëne

DHIMBJA E NJË NËNE 

Qaj nënë zezë me oi,veç nata të dëgjon .

Dënes mes lotesh të nxehte rënë rrëke 

Asnje nuk ta di brengën,që po të gërryen çdo ditë nga  pak .

Nuk ka gjumë për ty nënë e dhimbsur,

Jastekun e ëndrrave e lage me lotin e dhimbjes,

Me përulje  zotit i lutesh për ndihmë.

Tik taku i orës u bë i padurushëm këtë mesnatë .

Një qingj eshtë ndarë nga kopeja 

Pre e një grupi ujqër grabitqarë ka rënë 

Livadhis qingji ku t’ketë barë nga më i miri kërkon ,

E stilis me kujdes ne majë gishtash të zverdhur .

Pret nënë zeza me mëndje të ngrirë,

Sytë mbërthyer në dritare mban ,

Sheh silueta kalimtarësh duke nxituar,

dhe zemra i thotë ;

Mos djali im është ai që po vjen?!

Agimi zbardhi bashkë me fytyrën e nënës meit 

Sinjali i telefonit e zgjoi nga mendimet e natës ,

Një mesazh ; Jam mirë nëno mos u bëj merak , 

Jam madhor tashmë …Nuk kam pirë asgjë !….

Nënës ju prenë gjunjët nga pritja e gjatë e pagjumësia !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT