Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.
Dyshja pas daljes nga programi janë shndërruar shumë shpejtë në një nga çiftet më të pëlqyera të publikut.

Lidhur me këtë ka folur vet blogerja e ftuar së fundmi në ‘’Wake Up’’.

Ajo u shpreh se edhe pse e di që ndjekësit duan ta shikojnë me PM, ata nuk postojnë shumë me njëri-tjetrin.
“Jemi më pak aktivë në Instagram, nuk postojmë shumë bashkë. Ne kemi menduar që duam të jemi pak më privat, duam ta shijojmë kështu. E kuptoj që ndjekësit duan të na shohin sa më shumë bashkë. Nuk e kisha imagjinuar që mund të kishim këtë lloj dashamirësie nga publiku. Mua më pëlqen kjo gjë, më pëlqen mbështetja që më japin.”
