NATËN E MIRË ATDHE
natën e mire atdhe,
unë po bie të të fle,
shtratin kam të shtrirë,
por jo edhe gëzim a hare,
unë nuk të të shoh,
ti ndopak a po më ndje,
mbi qiellin tënd,
po vjen hënë e re,
aja diç do të të rrefej,
për mallëgjimin tënd,
për dhimbjen e re,
unë u shtriva më parë
ndopak tê të fle,
ëndërrat janë trishtuar
nga dhimbja e re,
mallëngjimin për ty,
nuk e zbardh as hëna e re,
gjumë të ëmbël
i dashuri atdhe,
e vetmja prehje më je,
gjumë të ëmbël,
shtrat të butë, dhe
ëndërra të bukura ,
të panumerta ke,
fusha të gjelbëruara,
ku lozin lumturishtë
gëzim dhe hare,
xhirimin e tyre hëna
me rreze e përçon tek ne,
kēto pamje spektakulare,
na e shuajnë ndopak
mallin dhe prehje
pakëz sjellin kudo
ndër ne , bashkë
në vallen tënde
do jemi dhe ne,
hënën lozanjare,
magji plotë për ne,
jepi një çikëz shpresë
dhe gëzimin tënd,
ti sille ndër ne,
pakëz sekonda
që edhe unë sonte
sy shpirt edhe trup
ndopak të ti prehë.
LIRI DHE PAVARËSI
Liri dhe pavarësi
u arritët me luftë,
dije , gjak dhe trimëri,
ndërsa sot po qani
nga keq qeverisja ,
mjerimi , vuajtja dhe
padrejtësi , pse po
ndodh kështu Kosovë ?
pyeti lider dhe parti,
të pangopshëm për
pushtet, interesa dhe lakmi,
sa vuajtje kalove,
sfida dhe robëri,
lulëzimin dhe buzëqeshjen
tënde rrezeartë
kush po e shuan
me të tjera dëme
dhe të trishta fatkeqësi,
thuaj ne jemi te shenjta
ne jemi nga jeta dhe
gjaku i dëshmorëve
gurëthemel i shtetit të ri,
kujdes me atdhe
dhe të shtrenjtën liri,
politikë popull, pushtet
dhe parti, unë jam
Kosova e pavarur
shteti i juaj i ri,
pjesë e një atdheu
të ndarë Shqipëri,
nuk duroj falje, nuk
duroj ricopëtim dhe
tradhëti ndaj armiqëve
jam e njëjta sikur
në beteja të lavdishme
për atdhe dhe liri,
buzëqeshjet dhe rrezatimin
e atdheut dhe lirisë
s’mund t’a ndal dot
asnjë armik , lider as parti ,
të gjithë të bashkuar
që vendit dhe kombit
ti sjellim lulëzim , mirëqenje
bashkim dhe lumturi.
Ti E FJETUR MBI LULE
ti je fjetur mbi lule ,
ndërsa unë mbi bar,
ti freskoje shpirtin
me aromë
ndërkaq unë
po digjen në zjarrë,
ti po thithë aromë ,
po mbushesh
me frymëzime ,
të lutem e dashur,
ti je shtrat i dashurisë sime,
sa petale qelin
shpirtin të mbushin aromë ,
edhe nëse jam
në ëndrren e bukur
të lutem ti zgjom ,
se unë jam në
gjumin e thellë se nesër
mund të jetë dhe vonë
ti buza e pa puthur,
o shtrati i dashurisë sonë
ti thithë nektarin e luleve
ti oj buzë hollë,
mbi buqetën e luleve
do të puthja buzën,
do të ledhatoja me dorë
do e shuaja zjarrin ,
e ndezur sikur me akull,
sikur më dëborë ,
ky do të ishte atraksioni
më i rrallë në rruzullin tokësor,
tërë njerëzimi i botës,
do të ishin spektator.