Friday, March 14, 2025
BallinaSportBenzema e rikthen Realin te fitorja në La Liga

Benzema e rikthen Realin te fitorja në La Liga

Pas humbjes nga Barcelona në ndeshjen e kaluar, Real Madridi është rikthyer te fitorja në La Liga.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, “Los Blancos” fitoi në udhëtim te Celta Vigo, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Balaidos”, përfundoi me rezultatin 1:2.

I rikthyeri nga lëndimi, Karim Benzema, e udhëhoqi skuadrën madrilene drejt fitores, duke shënuar dy gola në minutat 19 dhe 69.

Benzema të dy golat i shënoi nga pika e bardhë, teksa një penallti e humbi në minutën e 64-të, duke mos arritur kështu ta kompletoi një het-trik.

Kurse, golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Nolito në minutën e 53-të.

Real Madridi pas kësaj fitore ka 69 pikë në krye të tabelës dhe po shkon sigurt drejt titullit të kampionit.

Kurse, Celta Vigo ndodhet në pozitën e 11-të me 36 pikë. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT