Friday, March 14, 2025
BallinaShowbizBora Zemani: Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, jetën...

Bora Zemani: Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, jetën time e kam plotë

Sa i përket statusit të dashurisë, ajo po vazhdon të jetë beqare.


Bëhet fjalë për moderatoren e “Përputhen”, Bora Zemani, e cila pavarësisht se momentalisht është beqare përflitet mjaft shumë ne rrjete sociale, për të kaluarën e më saktësisht romancën me aktorin, Donald Veshaj.

Nëna e një djali së fundmi ka qenë e ftuar në “Ëndërrtjerrësit”, gjersa ka folur për përvojën e saj televizive e një ngacmim rreth jetës private po ashtu nuk mungoi.

E pyetur nga prezantuesja e këtij programi, Ori Nebijaj ‘se a është e lumtur’, zeshkania nuk ka hezituar të përgjigjet.

“Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plotë, jetën time profesionale e kam shumë të plotë, unë kam një djalë që është si drita dhe ma mbush pjesën më të bukur të ditës”, u shpreh ajo.

Bora përndryshe ka qenë prej disa vitesh në një lidhje me Veshajn, me të cilin edhe ka bashkëjetuar.

Ata kishin ndarë rrugët me njëri-tjetrin para hyrjes së Donaldit në Big Brother VIP.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT