Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Arjana Fetahu Gaba

Çaste poetike me poeten Arjana Fetahu Gaba

Sikur të vije siç më vjen në ëndrra

Sikur të vije ashtu siç më vjen në ëndrra,

Ku mua gjithmonë më shtang habija,

Do të ktheja trupin në një flutur mali,

Mjaft lodhur në pafuqitë e mija.

Sikur të vije ashtu siç më vjen në ëndrra,

Buzë eshkë dhe sytë malluar për diell,

Pak ujë hëne të mbledhur shpirtit,

Në gotën time, i dashur ta sjell.

Sikur të vije ashtu siç më vjen në ëndrra,

Ku nata më bën të çmallem me ty,

Do ti falja gjithë dyshimet që pata,

Veç të mi puthësh këta sy.

Sikur të vije ashtu siç më vjen në ëndrra,

Ah ato ëndrra me ty nëpër netë,

Më thuaj beso në dashuritë e zjarrta,

Se sot të erdha vërtetë.

Sa dua ty të të harroj

Sa dua fjalët të t’harroj,

Dhe ato puthje ,ledhatime,

Portretin tënd të t’vizatoj

Tingujt e zërit gjithë kumbime.

Sa dua sytë të ti harroj,

(Të mos shoh magji kjo do të thotë )

Në varkën tënde të lundroj,

Nën sytë e hënës dritëplotë.

Sa dua emrin të t’harroj,

Kur ta dëgjosh kokën mos kthesh,

Gjersa gjithë malli të më kaloj,

I fshehur të mbesë në gërma resh.

Sa dua ty të të harroj,

Të harroj me ty dhe veten time,

Mbi copëza yjesh kalëroj,

Të të gjej tek lind në perëndime.

TI ISHE IMAGJINAR!

Me dridheron,

Sikur lishars m’ lekund ndjenjat vajzerore.

Ti je ,

Mendimi i fshehur si nje perle ne guaske,

Je sekreti I ndjenjave hyjnore.

Te kam enderruar,

tek qendisja me ngjyra pajen vjeteruar sendykut te gjyshes,

se nje dite si shtojzavalle do te vallezonim ,

ne bjeshkët e pyjet me burimet e ftohta.

Gjilpere me gjilpere,

tek shtroja lulet ne qilimat e oreve te gjata,

te kisha shperimtarin tim me nje kale si te legjendave.

Kur vije ,

gershet mi mblidhje floket e arta,

dhe mbi kale te hipur harbonim, teksa fyelli i fundit degjohej.

Ti ishe,

vetem nje perralle e bukur ne mendjen time,

Ishe nje ninulle qe me genjente shpirtin te flija,

Ishe qellimi Im qe mengjeset i zgjoja,

Une thurja fytyren tende dhe me ty rrija,

Ndaj,

Ti do te mbetesh vetem ai sekreti I gjilperes time ,

dhe fijeve ku endja durimin,

Vetem ngjyra e erret gri ka mbetur pa mbaruar,

se enduri fundin e qilimit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT