Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Shpresa Besa

Çaste poetike me poeten Shpresa Besa

***Çast!

Dehur me poezine

tretem mendimesh

nga se vjen fryma

nga pikon vesa

nga se vjen klithma

zerit qe kumbon

e qiellit i fal syt

yjeve shkelqimin

henes driten

qe gjer ne pergjerim

puthet me diellin

e binjakezon

qiellin me detin!

Cast poetik….

Ne dasmen tone

Daullet nuk u degjuan

Kenget s’kishin melodi

Dasmoret u vonuan!

Ne mua fustani nga rete

Valevitej si flamur

Ngjyre e nurte, e zbehte

Syt larg kishin tretur!

Ne dasmen tone

U thye pasqyra

Ne driten e shuar te pashe

Te ndrinte fytyra!

Kur buzeqeshjen e fike

Bashk me dashurine

E hudhe si flete vjeshte

Lumturine!

Per Datën e Lindjes!

Hëna ndriqon pak më zbehtë

N’stinëpranverën e pritur gjatë

Kur dhe nje vit iken lehtë

E gjurmë rrudhash duken çartë!

Dhe mosha vjen, jeta në ikje

Ditë, javë, muaj pa diktuar

Dhe kur mbushen, po kaq vite

Thinjat nisin për t’lulezuar!

Haiku…!

***

N’vitet qe iken

Derdha gjithe enderrat

Tek shpresat me ty!

***

Tretem moteve

Ballit numeroj rrudhat

Fale stineve!

***

Akoma frymoj

Fushave marr aromen

Qe era me sjell!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT