Friday, March 14, 2025
BallinaLajmeDyshohen se keqpërdorën seksualisht një 13 vjeçare, paraburgim ndaj dy personave

Dyshohen se keqpërdorën seksualisht një 13 vjeçare, paraburgim ndaj dy personave

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P. dhe B.P. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer secili veç e veç veprën penale sulm seksual.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit R.P. dhe B.P., më 29 mars 2022 në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prizren, kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur 13 vjeçare”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT