Saturday, March 15, 2025
BallinaVitrina e libritE shtuna poetike me poetin Shaip Bllaca

E shtuna poetike me poetin Shaip Bllaca

DUA TË HESHTË

Dua të heshtë, sepse

Shumë dhimbje durova ,

Në jetë, nuk desha, e

Nuk dua askënd të lëndoj !.

Dua të heshtë,

Vetes të mos i shtoj dhimbje ,

Kështu ishte fati i jetës,

Sa herë u rrëzova dhe u ngrita !.

Sa herë qava nga dhimbjet,

Në netët i vetmuar ,

Jeta më bëri, të jem ndryshe,

Së pari ta dua vetën !.

Dashuria për jetën,

Përballova gjitha sfidat !.

E dashta vetën me shpirt,

Fitova respekt nga njerëzit e mirë ,

Sot ,qëndroj larg

Prej të pa shpirtëve !.

Ata e ato të pa ndjenja,

Të japin vuajtje !.

Shpirt, lëre vetën të eci,

Me forcën tënde,

E djeshmja iku me gjitha vitet,

Sot, qëndro larg nga gjithçka

Që të jep vuajtje !

Bota është mbush me njerëz pa ndjenja ,

Me njerëz shpirtkqinj !.

E nesërmja , sigurisht do të jetë ndryshe !.

Shpirti njerëzor, qesh nga zemra,

Besoj do të buzëqeshi edhe në varrë,

Disa lule te bardhë si bora,

Do të qelin mbi varrin tim ,

Aromën do të ndjejn vetëm te dashurit e mi .

Shpirti imë ,me gjithë miqët e mi të penës,

Do të ju mbetën veprat tona,

Të kuptoni jetën !.

Atëhere do të na jepni të drejt,

Të na falënderoni, te kuptoni,

Shpirtin tonë krijues , që

Ju don të mirën të gjithëve !.

Të dua pranverë

Më lereni o njerëz,

Dua ti përqafojë,

Të gjitha pranverat,

E ikura të shpirtit tim.

Pranverë, të dua

Me këtë emër,

Edhe zogjët cicërojnë,

Lulet fillojnë të qelin,

Këtë stinë të bukur.

O shpirta të kësaj toke,

Më lereni të ndëgjoj,

Cicërimen e zogjëve,

Kengët e shpezëve,

Të ju shkruaj ndonji vargë,

Edhe zogjëve shtegtarë.

Ti stinë e bukur,

Çdo pikë e shiut që bie,

Mendimeve të mia,

Ju japin forcë, te dua

Jetën më shumë se dje.

Zogjët , nuk kanë urrejtje,

Të gjithë shetisin deg në deg,

Mos u prishni lumturin,

Gjuha e zogjëve është,

Si bilbilat të engjujëve,

Në tokat arbnore ,

Që e duan jetën të lirë…

Ju lutëm o njerëz,

Lerëni zemrën time,

Të ndëgjojë kengët e zogjëve,

Në këtë tokë DARDANE

Na leni në hallet tona të jetës,

Poetët me zogjët shtegtarë,

Nuk kan urrejtje.

TË KISHA EDHE NJI JETË

Prej shumë kujtimeve,

Kam shkruar shumë pak,

Për të gjitha ato përjetime,

Nga jeta ime.

Të kisha edhe nji jetë,

Ndoshta do ti përmbledhi,

Në vargjet e mia,

Vujtjet e mia e të popullit tim.

Ajo që më bën krenar gjithë jetën ,

Kam punuar me dashuri ,

Kurrë nuk jam reklamuar ,

Atë, borq i kam pas shpirtit tim.

Sfidat në jetë më kanë kalitur,

Të dua vetën, vendin e lindjes,

Pamvarsisht përjetimeve …

I lumtur për dekadat e ikura,

Dhe, nuk din zemra ime,

Që gjatë gjithë jetës,

Askujt të keqe nuk i kam bërë,

Për këtë jam i lumtur, edhe po të iki,

Këto momente nga kjo botë .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT