Thursday, September 4, 2025
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Ndihem ndryshe

Rajmonda Qose Shkopi-Ndihem ndryshe

Ndihem ndryshe

Ti puth dhimbjen time

Në gjurmët e qerpikut vesuar

Dorën kalon mbi flokët e shpupurisur

Dhe supi yt mburojë bëhet për mua.

Prej kraharorit tënd çelet një dritare, dhe

pulëbardha e mirësisë m’ulet mbi prehër

Drita vezullon duke më rrëmbyer në t’emblën jetë.

Harroj ç’përjetova…

Harroj ç’ndodhi….

Harroj kush isha pak çaste më parē

Shikimi yt dritë meteori përthyhet

në sytë e mi .

Ndihem ndryshe..

Veten nuk po e njoh

Në sytë e tu jam tjetër njeri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT