Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritXheni Tafili-Mos ik..

Xheni Tafili-Mos ik..

Mos u fsheh pas perdes së lumit.
Se shplekset uji nëpër qiell.
Si rrënj stërngjeshur drejt fundit
Si kraharor mali më mbështjell,

Në prehrin e stuhive mos ik,
Mos u kthe në ortek vetmie,
Një buzëqeshje do e vjedh me mik
Të mbush një hoje lumturie,

Mos ik…
Jo se kam frikë të jetoj pa ty,
Në shtigje mjalti të spërdredhura.
Në supe të bardha na nxë të dy,
Mos ik pas reve më të zbehura.

Pa ty..
Mendimi dëbon ëndrrën, turbullohet
Nata nuk e pikturon qiellin, errësohet.
Hëna nuk fle e lumtur, pikëllohet.
Unë nuk i ul qërpikët, që sytë mi fshehin.
Të gjitha mendimet pa ty, thjesht më dehin.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT