Thursday, March 13, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Anila Kodra

Çaste poetike me poeten Anila Kodra

NUK JAM E CMENDUR ….

Me quan te cmendur

Se akoma dhe tani te dua ?

Gabohesh !! Nuk eshte cmenduri.

Duke te dashur ty

Behem me pak njerezore,

I afrohem me shume Zotit tim…..

Per meshire jane ata

Qe nuk dine te dashurojne,

E jane per te ardhur keq.

Duke te dashur ty

Zbulova vetveten ,

Dhe nese cdo gje shkon per dreq….

Dashuri do te thote

Te duash pa rreshtur,

Pa fryme te jesh ,te dashurosh.

Nuk prita te me duash kurre ti

Aq sa shume te desha,

Dashuria nuk eshte lemoshe….

Nese ti nuk me do

Asgje nuk ndryshon pe

Vetem se ti do humbisje disi.

Se as kurre nuk dyshova

Ne ate cka shpirti im

Per ty ndjente , e ndjen dhe tani….

Ndaj me quaj te cmendur

Une prap do te dua ,

E kjo kurre sdo ndryshoje .

Por do te vdese ne castin

Kur ma vret dashurine,

Ne heshtur njeri-tjetrin rikrijojme….

Nese dy plumba

Do i kem ne pistolet,

Me njerin prej tyre

Ty te vras vertet.

Se gjumin e nates

Ti ma ke prish ,

Endrrat nje nga nje

Cdo nate mi ke grish .

Ditet mi vrave

Pa ajer mi le ,

Oksigjen s’po ka

Sikur jam mbi re .

As mbremjeve Hena

Nuk duket askund,

Malli per ty

Me tret e me mund.

Nese ne duar

Dy plumba I kam ,

Te vras ty dhe veten

Gjithmone te jemi prane .

Se ne kete bote

Kurre s’u bashkuam

Pak ti dhe une

Beme sikur jetuam.

Te dy thame te dua

Dhe u deshem vertet,

Por shume e pa drejte

Ishte kjo jete.

Joo ste vras dot me plumb

Por me dashuri,

Se buzeqeshja jote

Per mua eshte lumturi.

Me plumba shpirti

Ty te godas

Eshte arma ime

Prane me te pas.

Mbremjeve me Hene

Diteve me Diell,

Je zjarri qe flaket

I con deri ne qiell.

Akuj te jene ditet

Njesoj si aisberg,

Ti je vullkani

Brenda tyre vertet.

Tufan sikur te kete

Por dhe suferine ,

Ti je fllad i lehte

Ne shpirtin tim .

Zhegut te

Te nxehtit te Saharas,

Je mirazh freskie

Me kthen ne vite pas.

PRANDAJ ..

Dy plumba ti kem

Me nje te vras ty ,

Me tjetrin vras veten

Te jemi prap te dy …

KUR TE TE PYES DIKUSH ….

Nese te pyet dikush c’ka eshte per ty jeta

Dhe nuk gjen dot asnje simbol per te ,

Thuaj nje udhetim deri te vdekja ,

Eshte ajo qe e dua me shume se cdo gje ….

Nese perseri te pyesin c’ka eshte pra vdekja

Dhe fjalet te shterrin s’gjen perkufizim,

Thuaj nje mik qe s’mund te ike nga jeta

Edhe pse cdo here eshte me i keqi miku im….

Kur te te pyes dikush c’ka eshte dashuria

Dhe njemije mendime te vertiten ne koke,

Thuaj eshte dhurate e bukur nga Perendia

Qe kur zbriti njerezit qe te jetojne ne toke ….

Nese te pyet dikush cilen zgjedh nga te tria

Qeshi jetes, harro vdekjen dhe thuaj me besim

Zgjedh dashurine se nga ajo vijne ato te dyja

Dashuria me ben njeri,vlera e saj nuk ka cmim..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT