QIELLI I DASHURISË
Qiell i mbushur yje,qielli i SHQIPËRISË
Ndaj dhe unë e quaj,qielli i dashurisë.
Ka vajza të bukura,për t’i pirë me kupa
Për t’i pirë me kupa:të gjitha të bukura.
Ja tek po shkon njëra, më është trupfidane
Pale kur vjen tjetra, më është syfilxhane
KU i numëron dot?Veçse humbjekohe
Ç’i ke bërë,O ZOT, të ëmbla mjaltëhoje.
Qielli i SHQIPËRISË, ç’bekim PERËNDIE
Këtu lind e vdis,është qiell dashurie
S’ka si çupat tona(Ju flet një kokëbardhë)
Tek vjen një e bukur,të vdekurin e gjallë.
Qielli i SHQIPËRISË?SI ti s’ka të dytë
Këtu dhe veç këtu:paradë bëjnë bukuritë.
QIELLI I SHQIPËRISË ËSHTË XHAMI DHE KISHË
DHE”VETËMN KY QIELL”;MË NGJALL PORSI KRISHT!
PËRSE?
Përse m’i ngul ata sy aq tundues?
Përse? Mos kujton se nuk jam “mëkatar”/
Turbullues ata sy,turbullues
Dhe tani që jam i moshuar,
Se m’i ngul aq me neps
Sikur unë të mos marr vesh nga”dynjaja”
Unë për”këto punë” kam”lincencë”
Sado që,shpesh, më ka zënë”belaja”.
As që dua të merrem me hamendësime
Turbullimin e atyre di ta”kullojë”
Eh,ta dish,ti,moj mikja ime
Kam parë plot sy si ky që më turbulloj.
Dhe as u shmanga nga këta sy tundues
Por u përgjigja ashtu flakë për flakë
Prej kohësh di të lexoj mbi atë”rebus”
SE,ende, unë nuk lë”pa marrë hakë”.
BALSAM
Ti je si qetësues për ankthin tim
Vetëm vështrimi yt më qetëson
Një ankth stresues mbi shpirtin tim
Ma heq veç ti, moj YPSILON!
Herë më duket vetja si të jem në skenë
Në skenë ku luhen drama,artistikisht,
Nga mendja krejt jam bërë ujem
Vjen ti dhe qetësohem shpirtërisht.
Kaosi i mendimeve sa vjen e kthjellohet
SI një balsam qe ardhja jote
Shfaqesh ti dhe shpirti im qetohet
Ti ,për mua,ilaçi i kësaj bote..
Se, sa e”pi” këtë ilaç, bëhem qiqër
Stresi dhe ankthi marrin arratinë
YPSILON, je behar që dëbon çdo dimër
Ti je balsam për shpirtin tim..
BALSAM
Ti je si qetësues për ankthin tim
Vetëm vështrimi yt më qetëson
Një ankth stresues mbi shpirtin tim
Ma heq veç ti, moj YPSILON!
Herë më duket vetja si të jem në skenë
Në skenë ku luhen drama,artistikisht,
Nga mendja krejt jam bërë ujem
Vjen ti dhe qetësohem shpirtërisht.
Kaosi i mendimeve sa vjen e kthjellohet
SI një balsam qe ardhja jote
Shfaqesh ti dhe shpirti im qetohet
Ti ,për mua,ilaçi i kësaj bote..
Se, sa e”pi” këtë ilaç, bëhem qiqër
Stresi dhe ankthi marrin arratinë
YPSILON, je behar që dëbon çdo dimër
Ti je balsam për shpirtin tim..
DYFYTYRËSHI !
Në diktaturë ishte spiun i rrezikshëm
Dhe e bënte spiunllëkun krejt vullnetarisht
Aq sa ishte i varfër,aq dhe i pështirshëm
Mend bubullonte prej kënaqësisë
Si qen i lig që kafshon pa lehur
Afrohej pranë një grupi,tërë sy e veshë
Qe neveritës,tek denonconte,fshehur
E kujtonte se rreth e qark kish syleshë.
Diktatura u rrëzua dhe erdh demokracia
E shoh tek rreshtohet familjarisht
Bërtiste,skërmitej:-Kam vuajtur nga partia
Pra,spiuni,ndërroi “këmishë”.
Tani,për mua, u bë dhe më i pështirë
Një”kapardinëbardhë” e mbante si”trim”
Ca të tiilë demokracinë e kanë nxirë
Dhe u kthye demokracia në përçmimi.